Aktualitet

Banorët e Bënçës në protestë, tensione dhe përplasje, plagoset Auron Tare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:51 - 18/06/21 |
mapo.al

Banorët e fshatit Bënçë në Tepelenë kanë protestuar këtë të premte për ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti. Ka pasur tensionim të situatës si dhe përplasje mes banorëve dhe punonjësve të firmës.






Si pasojë e konfliktit, dëgjesa publike e parashikuar për ditën e sotme nuk do të zhvillohet. I dëmtuar gjatë këtij konflikti mes banorëve dhe punonjësve të firmës ka mbetur dhe aktivisti i njohur Auron Tare, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.


Ai u dërgua në spitalin e Tepelenës, ndërsa mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.







Pasi u dërgua në spital, Tare iu drejtua policisë të Tepelenës për të bërë një denoncim mbi dhunën e përdorur ndaj tij nga punonjësit e firmës. Auron Tare i ishte bashkuar protestës së banorëve kundër projektit në këtë zonë e cila sipas tyre dëmton ekosistemin.

Lexo edhe :  Nis protesta për çmimet: Jam mbesa e Martin Camajt, s'kemi bukë të hamë



Disa persona, si nga banorët ashtu dhe nga punonjësit e firmës janë dërguar në komisariat lidhur me tensionimin e ngjarjes.



Fabrika e asfaltit do të shfrytëzohet për pubimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh. Me mbështetjen e ambientalistëve, banorët kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime duke cënuar ndjeshëm cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

1


Etiketa: , , , ,

Pas