Aktualitet

Banorët e Bërdicës të lënë në harresë – Spahia: Ndryshimi, emergjencë kombëtare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:15 - 01/04/21 |
mapo.al

Zona e Bërdicës në Shkodër del çdo vit në lajmet kryesore, pasi ajo përmbytet nga shkarkimet e hidrocentraleve. Por ky është vetëm një nga problemet e banorëve. Ata i thanë kandidatit të PD Bardh Spahia se nuk kanë asnjë investim dhe asnjë mbështetje nga qeveria.





“Këtë herë na lanë të përmbytur 40 ditë, pa u kujtuar për ne. Na degraduan tokat fare. Këtë kanë bërë 8 vite me radhë. Nuk shohim shtet askund, veç me na marrë, pa na dhënë asgjë. Po na bëjnë të ikim natën për hënë”- i thonë banorët e zonës Bardh Spahisë.


Kandidati i PD për qarkun e Shkodrës vuri në dukje se largimi nuk duhet të jetë opsion, pasi Shkodra ka vuajtur shumë këto 8 vjet nga largimi i njerëzve.





“U vënë në fyt këmbën njerëzve të thjeshtë e punëtorë, ndërsa me krimin dhe kriminelët bashkëpunim çdo ditë. Keqqeverisja, dështimi 8 vite, është shkaku pse 89 mijë persona kanë ikur nga qarku Shkodër. Ndryshimi i kësaj situate është emergjencë. Të gjithë bashkë më 25 prill të kontribuojmë për ndryshimin e madh”– tha Bardh Spahia.

Lexo edhe :  VIDEO/Përpjekje dëshpëruese, vajza i bën frymëmarrje artificiale nënës me COVID


1



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas