Kryesore

Banorët e fshatit Qafzez në Ersekë, 16 muaj në shtëpitë e rrënuara nga tërmeti: Nuk kemi marrë kokërr leku (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:48 - 03/10/20 |
mapo.al

Banorët e fshatit Qafzez në Ersekë, që u dëmtuan nga tërmeti i qershorit dhe nëntorit të vitit të shkuar, janë lënë tërësisht në harresë nga qeveria dhe pushteti lokal.



E vetmja ndihmë që kanë marrë nga shteti janë disa rroba që banorët i kanë përdorur për të zënë të çarat e shtëpive të dëmtuara rëndë nga tërmeti.


Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ishte në disa prej këtyre banesave ku bisedoi me banorët e dëmtuar, të cilët i thanë se nuk kanë marrë zgjidhje dhe nuk e dinë se si do të shkojë halli i banesave të tyre. Dimri po vjen dhe ata do të jenë pothuajse në qiell të hapur.



<
>
WhatsApp Image 2020-10-03 at 7.26.37 PM WhatsApp Image 2020-10-03 at 7.26.37 PM (1) WhatsApp Image 2020-10-03 at 7.26.37 PM (2) WhatsApp Image 2020-10-03 at 7.26.38 PM WhatsApp Image 2020-10-03 at 7.26.38 PM (1) WhatsApp Image 2020-10-03 at 7.26.38 PM (2)

Festim Çaushi: Ja ku janë! Rreckat që janë këtu m’i dhanë vjet në nëntor, në 2 nëntor. Me 1 ra tërmeti i dytë, më 2 nëntor më dhanë këto dhe unë nuk i vura në garderobë, por i vura për të zënë vrimat se më thanë do t’i rregulloj. Ja se ç’i bëra, i vura këtu për të mos …


Salianji: Këto t’i dhanë nga tërmeti i qershorit apo i nëntorit?


Festim Çaushi: Dhe i qershorit dhe i nëntorit janë dy tërmete këtu.

Salianji: Sa lekë të kanë dhënë për shtëpinë?

Festim Çaushi: Fillimisht ma cilësuan në 1 qershor, 1 milionë e 324 mijë dëm

Salianji: Dëm?

Festim Çaushi: Dëmin. Vjen eksperti i institutit të ndërtimit nga Tirana, një çun i ri. Unë kam qenë këtu shtrirë në krevat dhe ka ardhur ka thënë kjo shtëpia është e pabanueshme.

Salianji: Sa lekë ke marrë për këtë shtëpi?

Festim Çaushi: Asnjë, asnjë qindarkë mo, dhe nuk kam parë të vijë njëri siç erdhe ti sot.

Lexo edhe :  "Me dy universitete, master dhe e papunë", Basha nxjerr videon e të resë: E papranueshme

Gazmor Kasëmi: Kemi 16 muaj që po bridhnim, vjet na thanë në tetor, në nëntor do të hyni para 28-29 nëntorit. Kaloi ai vit, i morëm mobiljet, i hoqëm. Na thanë do ju bëjmë shtëpi.

Salianji: Kjo është shpallur e pabanueshme si shtëpi?

Gazmor Kasëmi: Po!

Salianji: Po ju, a jetoni këtu akoma?

Gazmor Kasëmi: Po, akoma këtu, dhe shtëpia ku fle sot jemi përpjekur me mundësitë tona, edhe në institutin Tiranë, kemi vajtur i kemi bërë kartat, kanë ardhur në Bashki dhe neve kryetari na thotë kini durim, akoma se do i bëjmë.

Kur do t’i bëjë, se shirat filluan?!

Salianji: 16 muaj!?

Gazmor Kasëmi: Po, kam 16 muaj që fle në, në pllaka.

Salianji: Po kanë ardhur ju thonë…

Gazmor Kasëmi: Që vjet në nëntor.

Salianji: Ju thonë do t’ju japin ndihma, ju thonë do t’jua ribëjmë shtëpinë, ju thonë do t’ju japim lekë?

Gazmor Kasëmi: As, asnjë gjë, jam vetë i 6-ti.

Salianji: Para ju kanë dhënë? Keni marë?

Gazmor Kasëmi: Kokërr leku!

Minushe Merka: Unë s’kam. Jam e sëmurë me astëm, me tre pompa t’i nxjerr ilaçet t’i shikosh me kortizonë e me të gjithë edhe nuk vë dorë njeri. Burrin e kam papunë..

Salianji: Po ju, këtu flini, te kjo?

Minushe Merka: Ne këtu flemë.

Salianji: Asnjë ndihmë!

Qytetari: Absolutisht, moj s’na kanë hedhur sytë! Na shikojnë se çfarë jemi, sikur jemi, jo sikur jemi popull jetojmë të gjithë bashkë e vëllezër e motra, por sikur jemi hasëm. Edhe hasmi që është hasëm bëhet një veprim.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas