Aktualitet

Banorët e prekur nga tërmeti, mes varfërisë, sëmundjes dhe braktisjes nga shteti…








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:14 - 29/06/20 |
mapo.al

Duket se janë lënë në harresë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Megjithëse kanë marrë paketa ushqimore nga organizata të ndryshme, varfëria duket se është ulur këmbëkryq ndër këta banorë, të cilët përveç dëmeve materiale kanë dhe probleme të shumta shëndetësore.


Në një material të përgatitur nga Zëri i Amerikës banorët e intervistuar të fshatit Ishëm të Durrësit janë ende të të trembur nga pasiguria dhe varfëria. Shumica pa punë, jetojnë prej 7 muajsh në çadra.


S. Xh jeton me vëllain e paralizuar në oborrin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti.


“Vëllain e kam të paralizuar sikurse e shifni vetë, prandaj ju lutem të na ndihmoni, ça të them unë, ja shifni vetë gjendjen, unë jam pa punë. Shtëpinë kanë ardhur e kanë parë, a do të shembet nuk e di. A jetohet në çadër me invalid, me insulinë, me zemër, me tension.”- shprehet ajo.


Në një tjetër familje me 3 vajza një tjetër banore sapo ka humbur bashkëshortin prej trombozës disa ditë më parë dhe jeton me një ndihmë mujore prej 40 dollarësh. Ka 275 shtëpi të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi dëme të shumta materiale në Durrës dhe krahinat përreth tij.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas