Banorët e Rinasit janë përplasën me policinë, pasi kjo e fundit kërkoi që të lironin rrugën.
Është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të krijuar dhe një kordon.
Sipas televizioneve informative, policia ka shoqëruar një djalë të ri në komisariat.
Kjo është dita e dytë që banorët ngrihen në protestë për të kundërshtuar vendimin e ARRSH-së, për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.