Aktualitet

Banorët e Wuhan-it, vështirësi në përshtatje me kthimin e lirisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:53 - 14/04/20 |
mapo.al

Një linjë e gjatë me karrige bosh dhe frikë në fytyrat e të gjithëve është pamja që shikon çdo ditë parukieri i “Ah Ping” në Wuhan, një nga sallonet që ka hapur sërish dyert për klientët, të cilët ende duket se kanë frikë të shkojnë.






Qytetarët ditë pas dite po fitojnë pak më shumë liri lëvizje, por tani ata përballen me një vështirësi tjetër, përshtatjen me lirinë e rikthyer.


“Për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë në shtëpi , zakonet e tyre, kuptimi i tyre për sigurinë, mënyrën sesi i zhvillojnë aktivitetet e tyre, duke përfshirë edhe të fjeturit krijon një konfuzion të madh. E parë kjo në aspektin psikologjik, përshtatja mund të zgjasë më shumë se 20 ditë”, shpjegon psikologia Dai Zhengqing.







Wuhan, ditë pas dite po zgjohet nga makthi i shkaktuar nga COVID-19, duke hequr dorë nga  kufizimet e mëdha, ndërsa pandemia përhapet me shpejtësi të madhe në pjesën tjetër të globit. Megjithatë qytetarët duhet ende të përdorin një aplikacion për të vërtetuar se janë të shëndetshëm dhe mund të lëvizin jashtë.



1




Etiketa: , , ,

Pas