Kronika

Banorët thonë se do rezistojnë, Andi Bushati: Mësimi që na dhanë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:18 - 12/03/19 |
mapo.al

Pas skenave të djeshme gjatë aksionit të IKMT, për shembjen e një banese pranë “Petro Nini Luarasit”, policia ka pezulluar nga detyra, efektiven Blerta Dervishi. Pezullimi është bërë me motivacionin se ka penguar punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës. Blerta Dervishi, e cila mbante detyrën punonjëses e policisë pranë Repartit “Shqiponja” në Policinë e Tiranës banon bashkë me 14 persona të tjerë në ndërtesën tek “Petro Nini Luarasi”, të cilën përmbarimi tentoi ta shembte dje.



Tokës ku është ndërtuar banesa i ka dalë pronari dhe me vendim gjykate, tre familjet që banojnë aty duhet të lirojnë banesën. Por banorët thonë se do vazhdojnë rezistencën.


Ndërkohë, analisti Andi Bushati shkruan në një opinion në Lapsi.al se banorëve nuk u mbeti asgjë, përveçse të përdornin dhunën.




“Por për çudinë e shumëkujt, kjo i nxori në dritë. Fillimisht, si pasojë e akteve dhe vetëmohimit të tyre, para shtëpisë që mbronin, u mblodhën të gjitha mediat. Pamjet rrënqethëse të grave me barë dhe fëmijëve që tërhiqeshin zvarë nga policia pushtuan gjithë ekranet. Ato u bënë virale në rrjetet sociale, që vërshuan me një lumë akuzash ndaj këtij sistemi të padrejtë, ku gjykatat, përmbaruesit, bashkia dhe policia renditen gjithmonë me të fortin dhe të pasurin. Ato po krijonin një ortek kundër kësaj qeverisjeje që pretendon se është aleate me qytetarin.



Dhe në saj të dhunës (të tillë e quajnë legjitimistët e Tiranës vullnetin për të mbrojtur me çdo mjet një të drejtë) ata fituan. Fituan, se me aktet e tyre tërhoqën vëmendjen ndaj një padrejtësie, fituan, se me gadishmërinë për vetësakrifikim, bënë të mundur që publiku të njihej me persekutimin që po u bëhej, fituan, se duke qenë qenë të bindur se do të shkelnin edhe ligjin, po mbronin në fakt një kauzë legjitime. Nëse do të ishin sjellë si qytetarë të urtë dhe korrektë, sot nuk do të kishin pasur fare shtëpi”.


“Po të kishin heshtur, kryeministri i vendit nuk do të justifikohej publikisht duke thënë se qeveria nuk ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave. Po të ishin sjellë qetë kryebashkiku nuk do ti ofronte aty për aty banesa sociale, duke pohuar se nuk kishte dhënë leje ndëetimi. Po të kishin ndjekur ‘ligjin’ dhe ‘rregullat’ ministri i Brendshëm nuk do të kishte dënuar personalisht veprimet aspak dinjitoze të policisë. Ky është mësimi, që ata 20 banorë i dhanë krejt shoqërisë.

Herë duke u barrikaduar në mënyrë qesharake pas portës së tyre, ndërkohë që përballë kishin një lukuni me policë, herë duke lëshuar klithma epike, që më parë s’pati dënjuar t’i dëgjonte askush, herë duke hedhur mizorisht në betejë edhe fëmijët dhe gratë shtatzanë, ata dëshmuan se pa dinjitetin për të reaguar dhe pa zemërimin për t’u revoltuar, në sistemin që kemi ngritur, nuk zgjidh dot asgjë. Ata zgjodhën rrugën e ‘dhunës’ dhe i bënë mirë vetes së tyre. Por njëkohësisht na bënë mirë edhe ne, të gjithëve, që në vend të një kulle të re në Tiranë, fituam 20 qytetarë të denjë për këtë emër”.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas