Aktualitet

Bar-bilardo vend ku shitej drogë dhe luhej bixhoz, arrestohen dy të rinj në Tiranë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:07 - 23/11/20 |
mapo.al

Tiranë – Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë pasi e kishin kthyer bar-bilardon në bazë aktiviteti kriminal, duke shitur lëndë narkotike dhe organizuar lojëra të palejuara.



Bëhet fjalë për të identifikuarit me inicialet E.M. (26 vjeç) dhe M.GJ. (22 vjeç).


Bazuar në informacionet e marra, Policia ushtroi kontroll në bar-bilardon e tyre, dhe gjeti e sekuestroi gjatë kontrollit 37 gramë lëndë narkotike kokainë, një sasi lënde kanabis, një valixhe metalike me fisha, si dhe 2 aparate celularë.



Në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë edhe 20-vjeçari me inicialet F.C., pasi u kap me një sasi lënde narkotike kanabis, të cilën e kishte blerë tek një prej të arrestuarve.



Njoftimi i Policisë:


Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. M., 26 vjeç dhe M. Gj., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, bazuar në informacionet e marra se në një bar-bilardo kryhej aktiviteti i kundërligjshëm kriminal në fushën e shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimi i lojërave të palejuara, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti.

Si rezultat, gjatë kontrollit të bar-bilardos në pronësi të shtetasit E. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 37 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një sasi lënde e dyshuar kanabis, një valixhe metalike me fisha (çipsa), 2 aparate celular dhe disa qese plastike që shërbenin për ambalazhimin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi F. C., 20 vjeç, pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, të cilën e kishte blerë tek shtetasi M. Gj., i cili ishte i pranishëm në bar-bilardo.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas