Aktualitet

Bar-kafeja që tarifon klientët “që nuk dinë se çfarë të porosisin”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:01 - 25/05/21 |
mapo.al

Një bar-kafe në Spanjë është bërë i famshëm pasi në faturë u shton klientëve të pavendosur një tarifë shtesë. “Avenida 55” është bërë virale në rrjetet sociale për risinë që ka futur: 0,2 euro plus atyre që nuk dinë se çfarë të porosisin.






“Klientëve që nuk dinë se çfarë të porosisin dhe atyre që kërkojnë kafe të rralla dhe të çuditshme, t’u shtojmë 0,2 euro në totalin e pagesës.


Për shembull, një kafe me qumësht të ngrohtë soje, pa shkumë dhe me sakarinë, kushton pak më shumë”, thekson pronari i bar-kafesë.







Por, nga ana tjetër, ky bar bën ulje për klientët e shëmtuar: “Të gjithë dalin bukur nëpër rrjete sociale dhe shkojnë në lokalet që janë në modë. Atëherë, ne menduam: “Po të shëmtuarit, ku shkojnë?”



Vendosëm një tabelë jashtë lokalit ku shkruajtëm: “Pranojmë klientë të shëmtuar”. Patëm shumë sukses dhe të gjithë klientëve që e quajtën veten të shëmtuar, i bëmë ulje. Çuditërisht, të gjithë e konsideronin veten të shëmtuar”.



1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas