ShowBizz

Barack Obama thotë se ka frikë nga vajza e tij 19-vjeçare, por pse?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 21/11/20 |
mapo.al

Mund të kesh drejtuar gjithë Amerikën, por s’është çudi të kesh “frikë” nga vajza jote 19-vjeçare. Ish-presidenti Barack Obama, gjatë një interviste me Jimmy Kimmel foli për librin e tij “A Promised Land”, por sigurisht u ndal edhe tek jeta familjare.


Ndër të tjera, Obama tha se herë herë “ka frikë” nga Sasha, vajza e tij 19-vjeçare. Arsyeja?! Ajo është identike me nënën e saj, Michelle dhe Barack i druhet pak këtij fakti.


“Arsyeja është se Sasha është një mini Michelle dhe unë kam frikë nga Michelle.”- u shpreh ai duke shtuar se vajza e vogël ka të njëjtën sjellje dhe pamje si ish-Zonja e Parë.



Sigurisht, presidenti sqaroi se ishte thjesht një batutë, duke qenë në familjen e tyre përgjithësisht shakatë bëhen mbi të.


Në librin e ri, që është tashmë në shitje, Obama flet për jetën presidenciale dhe ndikimin që pati kjo periudhë në jetën familjare dhe martesën me Michelle.

Lexo edhe :  Nga vendimi për vrasjen e Bin Laden, tek jeta në Shtëpinë e Bardhë, Obama sjell librin e parë

“Pavarësisht famës dhe suksesit të Michelle, unë ndjeja një tension të brendshëm tek ajo. Dukej sikur sapo u mbyllëm brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë, të gjithë zhgënjimet dhe frustrimet e saj të mëparshme u bënë më të përqëndruara, më të gjalla, ndoshta nga zhytja ime gjatë gjithë ditës në punë, apo mënyra se si politika e ekspozonte familjen tonë. Ndoshta sulmet e herëpashershme apo tendenca e miqve dhe familjarëve për ta trajtuar rolin e saj si dytësor për nga rëndësia.”

 


Etiketa: , , ,

Pas