Barazia Gjinore/ Hileja e Ramës me ndjeshmërinë 33 për qind për gratë

Propozimi i bërë nga PS që 33 për qind e emrave në parlament t’i shkojnë barazisë gjinore pa garë është një fyerje për femrat dhe zgjedhësit shqiptarë. E para sepse i konsideron gratë si qenie inferiore, të paafta për t’u përballur në garë dhe e dyta, se zgjedhësin shqiptar e shikon si maskilist. Në një rast të tillë nuk do ishte çudi, që në fushatë elektorale të shihnim vetëm meshkuj, qoftë në debate, qoftë në takime, jo si një vend anëtar i NATO por si në vendet e botës së tretë. Nga ana tjetër, ky propozim redukton dhe alternativat në fletën e votimit. Gazeta MAPO ka bërë një vëzhgim dhe në disa qarqe rezulton se zgjedhësi ka vetëm një alternativë

Propozimet që vijnë nga ana e PS për hapjen e pjesshme të listave dhe ndalimin e koalicioneve, rrezikojnë jo vetëm të shkaktojnë një mishmash zgjedhor, por rrezikojnë edhe të na kthejnë në një vend qesharak në sytë e të tjerëve.



Kjo sepse siç tha Rama, 33 % e kandidaturave do reduktohen për t’u përdorur nga kryetarët e partive në favor të barazisë gjinore.

Në dukje duket si një ide që në vetvete mbart një qëllim të mirë, por s’është vetëm se një mentalitet që siç do e shpjegojmë më poshtë, u përshtatet më së shumti vendeve që udhëhiqen nga vendet e Sherihatit, ku gratë nuk kanë të drejtë të hyjnë në garë pa lejen e burrave. Nga ana tjetër ky propozim, nuk i lë shumë alternativa votuesit, sidomos në qarqet që nuk nxjerrin shumë kandidatë, duke shkaktuar një lloj diskriminimi me qarqet e tjera. Në qytetet e Kukësit apo Gjirokastrës, sipas një vëzhgimi të gazetës MAPO, zgjedhësit nuk i mbetet vetëm se një alternativë për të votuar si shkak i reduktimit apriori të listës.

Barazia gjinore
Me arsyetimin e “Barazisë gjinore”, mazhoranca kërkon të heqë nga qarqet 33% të kandidaturave. Këto më pas t’u lihen në dorë kryetarëve të partive për të plotësuar më pas, kuotat e barazisë gjinore sipas ligjit. Vetë Damian Gjiknuri i kërkoi opozitës në Këshill Politik, t’i sjellë një model të listave të hapura që lejojnë koalicionet. Por pyetja më e rëndësishme është se ku e ka parë këtë model mazhoranca, që ofendon jo vetëm gjininë femërore, por edhe vetë votuesin.

Të parës se i privon garën, ndërsa të dytin zgjedhësin apriori e konsideron si shoqëri maskiliste që nuk voton femrat, të cilat duhet theksuar se përbëjnë jo pak por gati 50% të atyre që dalin të votojnë. Le ta themi më shkoqur. Çfarë do e ndalonte një Kryetar partie, qoftë ky Basha apo Rama që në garë të nxirrnin vetëm meshkuj, ndërsa për femrat mendon kryetari. Një mentalitet sulltanati që në luftën zgjedhore nuk preferon të testojë dhe gratë, por vetëm burrat. Këta i përdor i nxjerr në shesh të luftës, ndërsa gratë i konsideron si qenie inferiore, për të cilat zgjedh kryetari se kush do futet në listë ose jo.

Diçka që duhet ta kundërshtojnë më së pari, gratë e PS-së. Shqipëria, do ishte i vetmi vend në Evropë dhe më tej që do organizonte zgjedhje, ku posterat, debatet televizive dhe e gjithë fushata do dominohej 100% nga burrat. Por le të marrim dhe anën tjetër të medaljes.

Kush garanton se në listat e proporcionalit, arsyetimi i kryetarit për të futur gratë në listë nuk do jetë preferencial. Pra, nuk do jenë ato që i shërbejnë më shumë kryetarit se qëllimit politik për të cilin angazhohen, dhe a e shtrëngon kjo zgjedhësin që krahas kandidatit të votojë dhe njeriun e kryetarit, njësoj si te listat e mbyllura.

Fjala vjen, në rast se dikush del për të votuar Pandeli Majkon në Korçë, por e di që vota e tij do çojë në parlament dhe Elisa Spiropalin, si duhet të veprojë? Propozimi i Partisë Demokratike vjen më racional. Gazment Bardhi u shpreh që ligji për barazinë të zbatohet pasi dhe vetë gratë të jenë testuar në mejdanin politik, dhe ato që janë më të votuarat nga zgjedhësi të kalohen në bazë të ligjit përkatës. Por ama pasi të kenë marrë besimin e një përqindjeje zgjedhësish të caktuar njësoj si dhe burrat në garë.

Reduktimi i emrave
Por një problem tjetër me propozimin e PS-së, vjen dhe nga reduktimi i emrave në lista, pikërisht për shkak të 33%, e cila redukton mundësinë e zgjedhësve për të pasur sa më shumë alternativa në zgjedhje. Për shembull, qarku i Kukësit nxjerr tre deputetë. Në rast se do zbatohet ligji i hapjes alternative të listave, kjo do të thoshte se në këtë qark çdo subjekt s’mund të nxjerrë më shumë se dy kandidatura, ndërsa zgjedhësi ka të drejtë të shënojë vetëm një në fletën e votimit. E njëjta gjë ndodh dhe në Gjirokastër, ku ekziston mundësia që të hiqen dy kandidatura.

Kjo për shkak se 33% që i kalon si përzgjedhje të subjektit ose kryetarit, korrespondon me 1,65 të mandatit. Në këtë rast presja dhjetore është më e lartë drejt proporcionalit të përzgjedhës. E njëjta gjë ndodh dhe në Durrës, ku nga 14 emra reduktohen në 9, për shkak se kalojnë 4,62 mandate e kështu me radhë. Edhe këtu presja dhjetore është më e lartë drejt 33 përqindëshit që i ngelet partisë.

Më tej në Tiranë, nga 34 kandidatë shkurtohen 11 dhe përfundimisht mbetet me 23. Në Vlorë hiqen katër, në Berat 2 etj. Pra, kemi një ngjeshje të emrave të kandidatëve, për të plotësuar 46 mandate që ndarjen duhet ta vendosin partitë. Në fakt, më shumë se një respektim të barazisë gjinore kemi të bëjmë me një masakrim të procesit.

Pragu elektoral
Pika tjetër ku PS bazohet për moslejimin e koalicioneve dhe hapjen e listave 100% janë pragu elektoral, dhe partitë që nuk arrijnë të marrin më shumë se 1% në zgjedhje. Rama, e justifikoi këtë me librin e pambarimtë të subjekteve që do duheshin të listoheshin në fletën e votimit. Gjiknuri nga ana tjetër ka problemin e zgjatjes së procesit, me të drejtë pasi po të shohësh që në zgjedhjet e 30 qershorit vetëm për të nxjerrë pjesëmarrjen u deshën rreth 1 muaj.

Por ka dhe një anë tjetër të medaljes, që zoti Gjiknuri nuk e thotë, ndërsa kryeministri e devijon qëllimisht. Se përse, këto subjekte prishin punë po të listohen në koalicion zgjedhor. Ligji dhe Kushtetuta e këtij vendi nuk ndalon asnjë subjekt që të marrë pjesë në zgjedhje, qoftë i vetëm, qoftë i bashkuar në koalicione. Përgjithësisht, edhe kur janë në koalicione ato parti marrin të njëjtën shumë votash. Partitë e vogla, pra këto të nën 1% që thotë Gjiknuri hyjnë kryesisht me partitë e mëdha për dy arsye.

E para, sepse në rast të marrjes së pushtetit mund të marrin ndonjë përfitim nga partitë e mëdha, dhe e dyta sepse nuk kanë komisionerë që t’i ruajë votat. Ato nuk përfitojnë nga buxheti i KQZ në rast se nuk e kalojnë pragun 4 për qind në rang vendi, që vetë PS në bashkëpunim me deputetët e listave po kërkon ta ulë. Por në asnjë rast, ligji nuk i ndalon të konkurrojnë në zgjedhje, dhe nuk është se përfitojnë mandate nga qenia në koalicion.

Pyetja që bëhet është: Në rast se këto parti duan të konkurrojnë të vetme në zgjedhje kush do i ndalojë. Kushtetuta parashikon që çdo grupim apo individ që arrin të mbledhë 3 mijë firma është i lirë të konkurrojë në zgjedhje parlamentare. Në këtë rast, pra në rast të konkurrimit më vete, kush do jetë ai që do i ndalojë këto parti që të dalin. Angaria për përllogaritje e grupeve të numërimit do ishte e njëjtë, thjesht ato vota nuk do i kalonin koalicionit, por do humbitnin.

Këto pretendime, mazhoranca i nxjerr në një kohë kur dhe grupimi i deputetëve zëvendësues të listave, ka synime për të garuar në zgjedhje. Një grupim që nuk është provuar asnjëherë. Në fakt ishte po kjo mazhorancë që dhe në zgjedhjet e qershorit të kaluar, regjistroi jashtë afateve zgjedhore një parti e cila kishte si synim të zëvendësonte opozitën. Kështu që dhe ky pretendim i zotit Gjiknuri nuk qëndron.

Synimi i Ramës
Duket se synimi i Ramës është i qartë, ndalimi me çdo kusht i koalicioneve. Partia Demokratike dhe aleatët në një konferencë të së shtunës dhanë dhe modelin e fletës së votimit, çka tregonte qartë se koalicioni nuk ndikon as në fletën e votimit, as në përllogaritjen e rezultatit. Qëllimi është i qartë.

Rama tenton të godasë daljen në grup të opozitës. Kjo mund t’i jepte një shans që të dilte parti e parë, dhe më pas të tentonte blerjen ose manipulimin e ndonjë deputeti të kundërshtarit. Ideja tjetër, është që të çojë dëm votat që mbledh opozita, pasi në rast koalicioni tepricat e votave i shkojnë një partie tjetër që është më afër mandatit. Në rast se dalin më vete ato nuk i llogariten askujt. Por, mohimi i së drejtës së koalicioneve nuk është asgjë më shumë apo më pak se një çalltisje e cila mund të ndodhë vetëm në vendet ku drejtojnë autokratë.

Të heqësh të drejtën e koalicioneve, s’ke bërë asgjë më pak apo më shumë se ke minuar parimet e një shteti demokratik.

1. Zona zgjedhore qarku Berat, 7 mandate- 5 kandidatë

2. Zona zgjedhore qarku Dibër, 6 mandate- 4 kandidatë

3. Zona zgjedhore qarku Durrës, 14 mandate- 9 kandidatë

4. Zona zgjedhore qarku Elbasan, 14 mandate- 9 kandidatë

5. Zona zgjedhore qarku Fier, 16 mandate- 11 kandidatë

6. Zona zgjedhore qarku Gjirokastër, 5 mandate- 3 kandidatë

7. Zona zgjedhore qarku Korçë, 11 mandate- 7 kandidatë

8. Zona zgjedhore qarku Kukës, 3 mandate- 2 kandidatë

9. Zona zgjedhore qarku Lezhë, 7 mandate- 5 kandidatë

10. Zona zgjedhore qarku Shkodër, 11 mandate- 7 kandidatë

11. Zona zgjedhore qarku Tiranë, 34 mandate- 23 kandidatë

12. Zona zgjedhore qarku Vlorë, 12 mandate – 8 kandidatë


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252