KUJDES: PAMJE TE RENDA
Një burrë, që u arratis në Afrikën e Jugut për një jetë më të mirë, është vrarë në mënyrë brutale nganjë turmë, që mendohet se e sulmuan atë thjesht pse ishte emigrant.
Imazhet shokuese tregojnë momentet e fundit të Emanuelit, i cili u ther nga turma në një qytezë pranë Johanesburgut.
Afrika e Jugut është përfshirë nga një valë shqetësuese protestash të dhunshme kundër emigrantëve.
Emanueli, nga Mozambiku, nuk mori dot as ndihmën e parë nga një qendër mjekësore aty afër, për shkak se mjeku, po ashtu një i lindur jashtë Afrikës së Jugut, nuk ishte paraqitur në punë nga frika.
Kjo dhunë është kryelajm në mediat ndërkombëtare dhe ka shqetësuar opinionin publik botëror.