Barcelona dhe Atletico Madrid kanë depozituar tek Chelsea ofertën prej 40 milionë euro, për të marrë shërbimet e Willian.
“Sky Sports” ka bërë me dije se klubi anglez ka refuzuar menjëherë këto oferta të ardhura në drejtim të brazilianit, duke qenë se tashmë janë pa Hazard dhe me FIFA-n mbi kokë, që iu ka bllokuar për dy sesione merkaton e transferimeve.
29-vjeçari ka vetëm një vit kontratë me Chelsean, por klubi e konsideron atë si pjesë kryesore të ndërtimit të skuadrës, duke qenë se forcat e tyre janë ulur ndjeshëm.