Ndër lojtarët e dëshiruar nga Barcelona në këtë merkato vere është David Alaba. Mbrojtësi i majtë e pranoi publikisht se ndihet i nderuar që një klub si Barcelona interesohet për të, mirëpo për momentin mendon të qëndrojë tek Bayern Munich.
“Sigurisht, jam në dijeni, është nder për mua”, tha fillimisht 27-vjeçari, “Gjithsesi, fokusi im është i gjithi tek Bayern, këtu në Amerikë, në fazën përgatitore. Dua të përqendrohem në gjërat thelbësore”, vijoi më tej austriaku.
Alaba vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij, por nuk ka ndërmend të lëvizë nga klubi gjerman, teksa kontrata e tij mbaron në qershor 2021 dhe ka ende dy sezone për të vendosur për të ardhmen.