Fitorja e djeshme e ekipit që vjen nga kategoria e dytë, Cadiz ndaj Barcelonës, thjesht nxjerr edhe më shumë në pah krizën e thellë ku gjenden katalanasit.
Cadiz e ka mundur për herë të fundit Barçen në vitin e largët 1991, ku traineri aktual, Ronald Koeman ishte lojtar në fushë.
Edhe pse kishte vetëm 18 përqind të zotërimit të topit, Cadiz nuk ka humbur një rast të mirë që u krijua, dhe Alvaro Negredo, i ardhur nga Manchester City, ka shënuar duke sjellë avantazhin, 45 sekonda pasi ishte futur në lojë.
Barcelona gjendet në një peridhë të vështirë. Eshtë 12 pikë poshtë Alketiko Madridit që kryeson La Ligën, pas 10 ndeshjeve të luajtura.
Ndërkohë Reali ka qene me fat që mori dje 3 pikë në një fushë të veshtirë si Sevilla, me anë të një autogoli. Atletiko Madrid nuk gaboi, duke mundur 2 me zero, Valadolidin.