Aktualitet

Barça vuan ndaj Getafes, Griezmann dhe VAR shpëtojnë Setien





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:02 - 15/02/20 |
mapo.al

Barcelona ka fituar një ndeshje shumë të vështirë ndaj Getafes me rezultatin 2-1. Ekipi kampion mposhti një kundërshtar shumë të vështirë, pasi miqtë janë forcë e tretë në La Liga pas Realit dhe Barçës falë golave të Antonie Griezmann dhe Sergio Roberto.


Fillimi i ndeshjes foli më shumë për Getafen që vuri në vështirësi vendasit duke shënuar gol. Barça pati fat, pasi ishte VAR-i që i anuloi golin miqve për faull në sulm. Ky episod zgjoi ekipin e Setien që reagoi në të 33′. Antonie Griezmann dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi fantastik të Messit.


Goli i dytë u shënua pas 6 minutash me Sergio Roberton që nuk gaboi pas një aksioni fantastik të vendasve. Ai mbylli pjesën e parë 2-0. Miqtë u munduan të bënin mirë në pjesën e dytë, madje ngushtuan diferencën me golin e Angel, por vetëm aq.


Përfundimisht Barca merr 3 pikë me vlerë dhe kap Realin në krye të renditjes me 52 pikë, ndërsa Getafe vazhdon luftën për zonën Champions. Lajmi i keq, Jordi Alba dëmtohet para ndeshjes së Champions League. Rey Manaj qëndroi në stol për 90 minuta.



Etiketa: ,

Pas