Sport

Barcelona e bën të kryer, por Griezmann flirton me PSG për para






               Publikuar në : 22:15 - 15/05/19 |
mapo.al

Antoine Griezmann ka shokuar Atletico Madridin duke iu komunikuar se që nga fundi i këtij sezoni nuk do të jetë më pjesë e tyre, edhe pse kontrata i skadon në qershorin e vitit 2023.


E gjithë kjo lëvizje raportohet nga mediet spanjolle si një bindje e lojtarit për të kaluar tek Barcelona, ata që i refuzoi sezonin e kaluar dhe tek Atletico Madrid do të shkojnë 120 milionë euro, aq sa është klauzola e largimit të francezit.

Pavarësisht se tek katalanasit janë të bindur për këtë vendim të sulmuesit, ende ekziston një rrezik që mund të shfaqet për ta.

Gazeta më e madhe në Francë, “L’Equipe” ka bërë me dije se kjo marrëveshje mes Griezmann dhe Barcelonës nuk është tërësisht e përfunduar sepse pas shpine qëndron Paris Saint-Germain.

Kampionët e Francës kanë tentuar edhe më herët për të marrë në gjirin e tyre 28-vjeçarin, por nuk ia kanë dalë. Sipas medies franceze javën e shkuar përfaqësuesit e lojtarit janë takuar me drejtuesit e klubit për të bërë të mundur kalimin e tij në Paris. Gjithsesi për këtë duhet të pritet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Griezmann përfiton 21 milionë euro me kontratën aktuale tek Ateltico Madrid, mirëpo Barcelona i ka ofruar vetëm 17 milionë me kontratë 5-vjeçare, që do të thotë se do të humbasë 20 milionë euro vetëm nga paga e tij. Për këtë fakt francezi po pret një ofertë të majme nga PSG, që mund të shkojë deri në 25 milionë euro në sezon.

Situata është e thjeshtë për PSG: Në Francë është klubi që nuk e do askush, madje në pjesën më të madhe e urrejnë. Për të rrëmbyer zemrat e vetë francezëve, drejtuesit e klubit po mendojnë të krijojnë një mini-kombëtare të Francës tek PSG.

Një PSG e shkëlqyer me yje si Mbappe e Griezmann do bëjë që francezët të ndërrojnë bindjet e tyre për klubin në pronësi të sheikut nga Katari. Në këtë mes i sakrifikuari do të ishte Neymar, braziliani nuk është më i bindur si në fillim për qëndrimin tek PSG. Ai mbetet ëndrra e Florentino Perez për ta kaluar tek Real Madridi.

Një skenar i egër mund të “gatuhet” në këto kohë për lëvizjet e bujshme në merkato. Griezmann është thjesht maja e ajsbergut sepse priten ndryshime të mëdha sapo të hapet merkatoja e verës. Të sigurt jemi se na pret një verë e nxehtë, jo vetëm nga moti, por edhe nga lajmet rreth merkatos së transferimeve.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas