Andrés Iniesta la të kuptohet në deklaratën e tij pas eliminimit të Barcelonës nga Roma në Champions se në fund të sezonit do të largohet nga “blaugranat”.
Klubi katalan por pret që mesfushori, tashmë 33-vjeç, ta informojë se çfarë ka ndërmend të bëjë brenda 30 prillit, sepse duhet të programojë lëvizjet në merkato.
Iniesta ka nënshkruar një kontratë përjetë me Barçën, pra mund të luajë te skuadra që e rriti futbollist për aq kohë sa e ndien veten se mund të performojë në nivele të larta.
Nëse do të vendosë të largohet, sikurse u shpreh në mesjavë, destinacioni i tij më i mundshëm do të jetë Kina, pasi që në muajin dhjetor nga ky kampionat për të kanë mbërritur disa oferta faraonike./SuperSport