Barcelona kryen “vetëvrasje”, Leganes merr fitoren e parë në kampionat

Barcelona kryen “vetëvrasjen” e dytë në pak ditë.

Pas barazimit në derbin e Katalonjës ndaj Gironës të dielën, blaugranët janë larguar nga transferta e Leganes me zero pikë, pasi janë përmbysur me rezultat 2-1 nga vendasit. Perlës së Philippe Coutinho në minutën e 12-të i janë përgjigjur El Zhar e Oscar në fraksionin e dytë, me vendasit që kanë shënuar kështu fitoren e parë në këtë sezon në La Liga.



Pushimi mes pjesëve ndikoi pozitivisht te vendasit, që iu bindën me përpikmëri udhëzimeve të teknikut Mauricio Pellegrino dhe përmbysën kampionët në fuqi të Spanjës në vetëm 2 minuta. Fillimisht ishte marokeni El Zhar që i shërbyer nga Silva në zonën e vogël të portës së Ter Stegen e mposhti këtë të fundit me një goditje të bukur me kokë, duke vendosur baraspeshën.

Ende pa kaluar shokun e golit të parë, të besuarit e Valverde pësuan edhe golin e dytë. Ishte spanjolli Oscar i cili ndoqi deri në fund një aksion të shokëve të tij dhe duke përfituar nga një pasiguri e Pique, i cili e dorëzoi sferën në këmbët e kundërshtarit, me portën e boshatisur e kishte të lehtë të tundte rrjetën.

Kaq mjaftoi dhe Barcelona i ndezi të gjithë motorët, por ishte vonë, pasi Leganes mbrojti me të gjitha forcat, duke marrë kështu fitoren e parë në La Liga për këtë sezon. Nga krahu tjetër Barcelona pëson humbjen e parë në këtë vit kalendarik, duke vendosur në rrëzik vendin e parë në klasifikim, pasi gjendet me pikë të njëjta me Realin e Madridit, i cili nga ana e tij do të udhëtojë drejt “Roman Sancez Pijuan” për tu ndeshur me Sevillan.

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252