Barcelona duket se ka lënë pas periudhën e vështirë, teksa është rikthyer tek fitorja pas tre rezultateve zhgënjyese.
Skuadra katalanase ka mposhtur pastër 3-0 Levantën në javën e shtatë të La Ligës, duke marrë kështu tre pikëshin e parë në tre sfidat e fundit.Barcelona ishte e frikshme që në minutat e para.
Depaj zhbllokoi sfidën me një penallti për të kaluar në epërsi Katalanasit që kërkonin fitoren për të shpëtuar dhe trajnerin Kuman në pankinë. Pas çerekore lojë, Barcelona gjeti edhe golin e dytë, këtë herë me mesfushorin holandez, Frenki de Jong.
Reagimi i Levantes ishte tepër i vakët dhe kjo u shfrytëzua mirë nga Barcelona, që përveçse menaxhoi rezultatin arriti të shënojë sërish.
I ardhur nga stoli vetëm 10 minuta më parë, Ansu Fati, pasuesi i Lionel Messi në ‘Kamp Nou” realizoi për 3-0. Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 12 pikëve në zonën Europiane, teksa Levante e shqiptarëve Mustafi e Bardhi ka grumbulluar vetëm 4 pikë.