Aktualitet

Barcelona ndal Interin, kualifikohet Dortmundi (Video)





               Publikuar në : 22:56 - 10/12/19 |
mapo.al

Kanë përfunduar sfidat e parafundit për fazën e grupeve të vlefshme për 1/16 në Champions League. Më herët është kualifikuar Liverpool dhe Napoli.


Padyshim, sfida më e rëndësishme e ditës së sotme ishte ajo mes Interit dhe Barcelonës. Katalanasve nuk u duhej fitorja, pasi e kishin hipotekuar vendin e parë në grup, ndryshe nga Inter apo Dortmund që luftonin vetëm për tre pikë.



Italianët nuk kanë mundur të kualifikohen pas një humbjeje 1-2 ndaj Barçës, e cila tregoi se edhe pa Messin di të fitojë, edhe kur pikët nuk i nevojiten.


 

Kështu, ka humbur Inter dhe ka përfituar Dortmundi, i cili me një fitore me vështirësi 2-1 ndaj Slavia Prague, ka arritur të pozicionohet në vendin e dytë në grup, pas Barcelonës.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas