Me një avantazh prej 11 pikësh, Barcelona duke se e ka vendosur njërën dorë në titullin kampion për sezonin 2017-2018.
Por ekipi katalunas mundet ekoma të marrë titullin kampion perfekt pa asnjë humbje, ku ka dhe fronte të tjera për të luftuar si gara për golashënuesin dhe portierin më të mirë.
Vetëm 5 ekipe kampione kanë arritur ta fitojnë titullin duke e kombinuar atë me golashënuesin e La Ligas dhe golavarazhin më të mirë, me numrin më të madh të golave të shënuar dhe më të voglin në atë të pësuar.
Kthimi në formë i Cristiano Ronaldos mund të rrezikojë trofeun Pichichi që Lionel Messi dukej sikur e kishte hipotekuar, por prap argjentinasi ka një avantazh prej 3 golash me 9 ndeshje të ngelura deri në përfundim.
Trofeun Zamora për portierin më të mirë, të cilin e ka fituar Jan Oblak 2 vitet e fundit, këtë vit duket sikur kolegu i tij gjerman, Ter Stegen, është përpara pasi ka pranuar vetëm 1 gol më pak se sllovaku Oblak.
Ky avantazh tregon që Barcelona është ekipi që ka shënuar më shumë gola këtë vit, 74 në krahasim me Realin që ka shënuar 73, dhe ka mbrojtjen më të mirë nëse konsiderojmë golat e pësuar.
Klubi katalanas ka një shans të përfundojë La ligën me një sezon të përsosur.
Përtej kësaj, barça ngelet akoma e pamposhtu dhe shpreson që kjo formë të ngelet dhe pas përfundimit të ndeshjes së 38./ORA