Aktualitet

Barcelona planifikon të shkarkojë trajnerin Quique Setien në fund të sezonit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 29/06/20 |
mapo.al

Rezultatet dhe performanca nuk janë përmirësuar në Camp Nou mbasi trajneri veteran zuri stolin e nxehtë në janar, dhe shefat e klubit tashmë janë të gatshëm për të vepruar.


Barcelona është e përgatitur të shkarkojë Quique Setien si trajner, po të mos përmirësohen rezultatet në mënyrë drastike dhe ekipi të fitojë titullin Liga ose Champions League në këtë sezon, ka mësuar Goal.


Trajneri veteran, i cili mori detyrën në Camp Nou vetëm në janar si zëvendësim i Ernesto Valverde, ka humbur besimin e dhomës së zhveshjes në Barca, ndërsa bordi i klubit është gjithashtu i pakënaqur me performacat e fundit.


Në qoftë se rezultatet e Barçës për pjesën e mbetur të sezonit 2019-20 nuk kanë një ngritje të konsiderueshme, kuptohet që është e pashmangshme që Setien do të largohet nga posti i tij gjatë verës.


Roli i lojtarëve te Barcelona është i fortë, të udhëhequr nga yje të tillë si Lionel Messi dhe Gerard Pique, duket se dhoma e zhveshjes është kthyer kundër Setien për shkak të konfuzionit në taktikat e tij dhe nga pakënaqësia për komentet në shtyp.

Setien ka humbur gjithashtu besimin e bordit, i cili shpresonte se trajneri do të ndihmojë në rregullimin e gjërave pas largimit të Valverde, megjithatë rezultatet e dobëta dhe futbolli jo mbreslënës ka ndikuar te organi i lartë i ekipit.

Ajo që mund të shpëtojë punën e tij, është fakti që Barcelona ende mund të përfundojë sezonin si fitues të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve. Ata janë vetëm dy pikë larg liderëve të ligës Real Madridit dhe kanë një raund të 16-ës për ndeshje të dyta me Napolin për tu zhvilluar në gusht, pas ndeshjes së parë 1-1, para se të ndërpritej kupa për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Setien nuk ishte zgjedhja e parë pas shkarkimit të Valverde, ishin Ronald Koeman dhe Xavi Hernandez që të dy refuzuan punën përpara se të emërohej 61-vjeçari.

Ish-ylli i Barcës, Xavi, tani trajner i klubit të Katarit, Al Sadd, ka pranuar se po përgatitet të menaxhojë klubin e tij të vjetër në të ardhmen dhe bordi i Camp Nou mund të përpiqet ta bindë atë të kthehet këtë verë, ndërsa shefi aktual i ekipit B, Xavi Garcia Pimienta është gjithashtu një opsion.

Megjithatë tani për tani Setien vazhdon të jetë në krye të stolit katalanas por, nëse nuk arrin ta udhëheqë klubin në atë që duket si një sukses gjithnjë e më i pamundur, ai e ka kohën të limituar. //Goal//

Përshtati: Mapo.al


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas