Barcelona do të presë Romën ditën e nesërme në “Camp Nou”. Sfida është e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Faqja zyrtare e Barcelonës ka postuar një video mikpritëse për ekipin e Romës, por që më shumë duket si një provokim se sa një mikpritje, raporton Panorama Sport.
Në video thuhen fraza si “Mesi, perandori ynë” apo “Romanë mirësevini, ju presin 100 mijë gladiatorë!”.
Gladiatorët janë simbol për perandorinë e dikurshme të Romës, me të cilin identifikohen edhe qytetarët e sotëm të Romës.
Përdorimi i tyre nga Barcelona, mund të mos pritet mirë nga skuadra verdhekuqe.