Kryetari i sapozgjedhur në krye të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia duket se me marrjen e përgjegjësisë së re ka nisur edhe ‘spastrimet’ në këtë bashki.
Kur ka kaluar vetëm 1 muaj nga zgjedhjet e 6 marsit, mësohet se ai ka liruar nga detyra Altin Shabaj, Administrator në Postribë për shkelje disiplinore.
Të njëjtin fat ka pasur edhe Gjovalin Ndragjati Administrator i Dajçit.
Të dy këta funksionarë, në zgjedhjet e 6 Marsit dolën hapur në mbështetje të kandidatit tjetër demokrat që kandidoi në siglën e Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.