Aktualitet

Bardh Spahia nxjerr fotot: Qytetarët të braktisur në spitalin e Shkodrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:50 - 18/03/21 |
mapo.al

Përmes fotove, kandidati për deputet në listën e PD në Shkodër, Bardh Spahia, ka  denoncuar situatën në Spitalin e Shkodrës.






Spahia ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shihen një numër i madh qytetarësh para spitalit, që presin në radhë për të marrë shërbim shëndetësor.


Mesazhi i Spahisë:





KJO ESHTE SHENDETESIA E RILINDUR E EDI RAMES!



Vazhdon rropatja e qytetarëve, që kanë nevojë për kujdes shëndetësor para spitalit rajonal të Shkodrës! Shikoni fluksin dhe rradhën që duhet të mbajnë në këto kushte ata që vijnë për hall këtu e jo për qejf.



Nuk është situatë e re, pasi konstatohet cdo ditë, edhe nga personeli shëndetësor, që përballet me këtë mbingarkesë. Braktisja e qytetarëve në nevojë është kaq flagrante, ndërsa Edi Rama rrit prodhimin e videove të propagandës për suksese virtuale e guxon të kërkojë edhe mandat të tretë.

Kjo është vetëm një pamje e rrënimit të shëndetësië në 8 vitet e rregjimit të Edi Ramës! Por ky problem e ka një zgjidhje, që po afron. #25 Prilli është mundësia për NDRYSHIM, për të patur një qeveri që u shërben qytetarëve e jo oligarkëve, që kujdeset për qytetarët e nuk i injoron ata.

<
>
WhatsApp Image 2021-03-18 at 9.45.46 AM WhatsApp Image 2021-03-18 at 9.45.48 AM WhatsApp Image 2021-03-18 at 9.45.48 AM (1)

#25Prill#ShqipëriaFITON

Posted by Bardh Spahia on Thursday, March 18, 2021

 

1


Etiketa: , ,

Pas