Aktualitet

Bardh Spahia publikon mesazhin: Spitali “Shefqet Ndroqi” nuk ka ilaçe për të sëmurët me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:32 - 12/08/20 |
mapo.al

Bardh Spahia ka denoncuar një tjetër shqetësim të qytetarëve për sa i përket situatës në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku thuhet se mungojnë ilaçet bazikë për pacientët e sëmurë me koronavirus.


Gjithashtu në denoncimin e publikuar thuhet se vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë 150 të shtruar.


Mesazhi i Spahisë:


Dmth jo vetem qe genjejne paturpesisht per numrin e te shtruarve me Covid, por nuk kane siguruar as sasine e duhur te ilaceve, pjese e protokollit te trajtimit te virusit corona! Sic duket nga denoncimi mungon nje bar bazik si antiviralet! Dhe kjo mungese kur ka 150 te shtruar! Po kur te behen me shume?


Pse ministria genjeu sot kur tha se jane 124 te shtruar ne 2 spitalet Covid, kur sic shihet nga denoncimi vetem tek “Shefqet Ndroqi’ jane te pakten 150 te shtruar? A te vjen ndopak zor Ogerta qe genjen me shifrat kur minimumi personeli e di sa persona jane te shtruar? Kaq e paafte je per te parashikuar situaten apo po negocion tendera? #Turp!


Etiketa: ,

Pas