Fati i ka buzëqeshur ekipit kampion të kryeqytetit, Tiranës të cilët kanë fituar të drejtën për tu kualifikuar direkt për në fazën e play-off të Europa League-s.
Sipas UEFA, 2 nga 10 ekipet kampione të eliminuara në turin e dytë të Champions do të kalonin direkt në play-off duke mos luajtur në turin e tretë. Shorti ka përcaktuar se një nga këto dy ekipe është pikërisht Tirana.
Kjo do të thotë se bardheblutë janë vetëm 90 minuta larg arritjes historike të tyre për të luajtur për herë të parë në fazën e grupeve në Ligën e Europës.