fbpx

Aktualitet

Bardhi: Aksioni politik nuk lidhet me negociatat, ja kur protestojmë






               Publikuar në : 21:55 - 16/09/19 |
mapo.alm

Numri II i PD, Gazment Bardhi i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, deklaroi se opozita do të vijojë me protestat. Sa i përket marrëdhënies me aleatët, veçanërisht me LSI-në, Bardhi mohoi të ketë përçarje dhe se opozita e bashkuar vijon të jetë e tillë.


“Nuk ka qenë një kohë e humbur, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm, si me LSI dhe aleatët e tjerë. Nuk ka asnjë mungesë koherence.



Secila parti është më vete, secila ka mendimin e vet. Do mblidhemi këtë javë për të marrë një vendim për format e aksionit politik. Protestat nuk do kenë ndikim te procesi i hapjes së negociatave, të protestosh është një e drejtë legjitime, kushtetuese.   

Aksioni politik nuk ka lidhje me çeljen e negociatave. Ne jemi pro dhe kemi lobuar për nisjen e bisedimeve, pasi e shohim si mundësi kontrolli ndaj një qeverie autokrate e të lidhur me krimin.“, tha Bardhi.

Lexo edhe: 

Bardhi: Kemi informacione për 8 kryebashkiakë me të shkuar kriminale


Etiketa: , , ,

Pas