Kryesore

Bardhi: Anëtarësia e PD zgjedh, Rama ruan elitat e tij të korruptuara








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:45 - 25/09/20 |
mapo.al

Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se entuziazmi dhe pjesëmarrja masive prej 70%, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen.


Ai akuzon Ramën se po propozon me hile mbylljen e listave duke ruajtur elitat e tij të korruptuara, por sipas tij demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.


Statusi i plotë nga Gazment Bardhi


Entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës.


Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë.

Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.

Ne kemi një plan për qytetarët, për t’ua dhënë pushtetin atyre. Kjo duke nisur brenda familjes sonë. PD do të përfaqësohet me më të mirët, me kredenciale të larta e që kanë besimin e publikut.

Politikë dhe qeverisje pa lidhje me krimin, me personaliete me integritet. FITORE


Etiketa:

Pas