Aktualitet

Bardhi: Buxheti ka para për krizën, por Rama po i ndan me miqtë në tendera dhe koncesione





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:36 - 29/03/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është mbyllur në Surrel dhe nuk po e kupton se njerëzit janë pa bukë.


Sipas Bardhit, burxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive


Postimi i Gazmnet Bardhit:


Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, prandaj vetëm e mallkon dhe e fyen popullin tënd. Edi Rama duhet të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën.


Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale. Sot qytetarët e pamundur kanë nevojë më shumë se kurrë të ndjejnë solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit.

Buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive.


Etiketa: ,

Pas