Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestën e 2 marsit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bardhi thotë se kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia.
Statusi i plotë:
Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.