Aktualitet

Bardhi: Fushata e bazuar te rinia – KAS: PD ka programin dhe njerëzit e duhur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:22 - 22/02/21 |
mapo.al

Në një takim me të rinjtë e PD në Elbasan, të angazhuar në aksionin derë më derë, të cilët u trajnuan prej Fondacionit Konrad Adenauer, Drejtuesi Politik, Gazment Bardhi u shpreh se ai e ka bazuar fushatën pikërisht tek rinia.





“Do të mbështetem tek rinia, sepse besoj tek energjia e tyre dhe motivi që kanë për t’u përfshirë në politikë për të ndryshuar vendin, dhe jo për të përfituar”, tha Bardhi.


Ky takim u organizua në Elbasan nga Qendra Shqiptare Për Qeverisje të Mirë, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, që është një prej zyrave partnere të Partisë Demokratike në hartimin e programit politik dhe një mbështetëse për fushatën zgjedhore.




Kreu i zyrës për Shqipërinë, Tobias Rüttershoff, u shpreh se PD ka programin e duhur për ta futur vendin në rrugën europiane, dhe po ashtu ka njerëzit e duhur, tha ai, siç është zoti Gazment Bardhi.

Lexo edhe :  “Në Tropojën e Berishës dhe Azem Hajdarit” - Basha pritet me brohoritje

1



Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas