Aktualitet

Bardhi-Gjonajt: Para se të mashtrosh qytetarët, më mirë gjej një avokat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:37 - 27/02/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas konferencës për shtyp të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila iu përgjigj akuzave të ngritura nga presidenti Ilir Meta. Bardhi shkruan në rrjetet sociale se Gjonaj gënjeu, pasi sipas tij, ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën duke i rrëmbyer presidentit anëtarin në Gjykatën Kushtetuese.


Reagimi i Bardhit
Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese.



Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo.


LEXO EDHE: 

Etilda Gjonaj thyen heshtjen dhe akuzon Metën: Po bën show, në hall nga “Drejtësia”


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas