Deputeti Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Grupit të PD, është shprehur se ecja përpara me procese të njëanëshme me bashkim vetëm me fjalë nuk sjell bashkimin e PD-së.
Ai ka kërkuar një përgjigje nga ish-kryeministri Berisha, se pse hesht pas vendimit të SHBA-së për shpalljen non grata të ish-deputetit Aqif Rakipi.
“Ecja përpara me procese të njëanëshme me bashkim vetëm me fjalë nuk sjell bashkim. Nuk ka patur diskutim për vendimin e ish-kryetarit Basha në 9 shtator. Unë e kam bërë të qartë mendimin tim sot. Unë kam thënë sot se për shkak të shpalljes “non grata” sot PD ka një kompleks të madh me veten. Dje SHBA pranoi se krimi ka blerë vota për Edi Ramën. Në PD ka rënë heshtja dhe këtë nuk e kuptoj kur provohet se Rama ka blerë vota me krimin e organizuar. Amund t’ia drejtoni pyetjen Berishës pse hesh për këtë fakt”, tha Bardhi.