Kryesore

Bardhi-Manastirliut: Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:25 - 10/05/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Ministrisë së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilët pretendojnë se akuzat e opozitës për djegien e dokumenteve të tenderave sekretë nuk qëndrojnë.


Bardhi thotë se dokumentet janë dorëzuar në SPAK tre javë me vonesë, pasi zyrës së prokurimeve publike, shton ai, i ishte vënë zjarri.


Reagimi


Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret!


Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!

Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur! 

LEXO EDHE: 

Zjarri te Shëndetësia/ Manastirliu: E-mail i vjetër, incidenti u shkaktua nga një punonjëse


Etiketa: , ,

Pas