Kryesore

Bardhi i përgjigjet Ramës: Tmerrohet nga zgjedhjet dhe ndryshimi që po vjen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:55 - 11/07/20 |
mapo.al

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili kërcënoi opozitën që të mos bëhej pengesë për miratimin e Reformës Zgjedhore, ka reaguar Partia Demokratike. Përmes një postimi në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një video ku pak muaj më parë, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri shprehej kundër listave të hapura. Për Bardhin, kryeministri Edi Rama nuk e ka hallin te qytetarët, por është i trembur nga ndryshimi që po vjen. Postimi i Bardhit ‘‘Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin.”


Çfarë deklaronte Damian Gjiknuri

19 qershor 2020

“Ne, përshembull, si Parti Socialiste, të themi të drejtën, publikisht nuk kemi qenë partizanë për listat e hapura. Mbase do të vijë dita që do ketë lista të hapura, kur do të pendohen për listat e hapura. Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë, që nuk do t’jua marrë mendja”.


21 Maj 2020
“Po të hapim lojën e sistemit, në ato mënyra që themi, ne do të shpërbëjmë Kushtetutën e Shqipërisë. Nëse hapim lojën e sistemit, që nuk po them se s’ka ardhur momenti që ta hapim tani, ne nuk mund ta zgjidhim dot tani. S’mund të zgjidhet kjo, kur gjysma e elektoratit është në rrugë, kur një pjesë tjetër këtu dua sepse “unë kam votat, do të të bllokoj”, nuk zgjidhet, do klimë të qetë ajo. Bëhet fjalë për themelet e Republikës sonë”.


LEXO EDHE:  https://gazetamapo.al/heqja-e-koalicioneve-kercenon-rama-mos-na-nxisni-kunder-marreveshjes-na-lini-te-votojme/ https://gazetamapo.al/gjiknuri-kunder-listave-te-hapura-mund-te-fitojne-njerez-me-para-e-muskuj/



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas