Aktualitet

Bardhi i shpjegon çiftit planin e PD për familjen e re














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 01/03/21 |
mapo.al

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, është pritur nga një çift bashkëshortësh të rinj, që kanë nisur jetën me vështirsë në një lagje të Elbasanit, ku jetojnë më qira, dhe mezi mbyllin muajin. Bardhi u shpjegoi planin e PD për mbulimin nga qeveria të interesit të kredisë për banesë, dhe mbështetjen për fëmijet që lindin, derisa të bëhen 5 vjeç.





Statusi i plotë:


PD ka një program për të mbështetur familjen shqiptare, dhe ne kemi parasysh çifte si Enkiljan dhe Marjeta Tashi, të cilët kanë nisur një rrugëtim së bashku, po kanë shumë vështirësi.




Banojnë me qira në lagjen Vullnetari në Elbasan. Enkiljani është hekurkthyes në ndërtim, ndërsa Marjeta rrobaqepëse. Nuk u del. Dhe tani po mendojnë shumë, para se ta zgjerojnë familjen.

Lexo edhe :  Mesazhi të Dielën para zgjedhjeve – Bardhi: Java më e rëndësishme në 30 vite

Plani ynë parashikon mbulimin e interesit të kredisë për çiftet e reja, dhe kemi një bonus prej 30 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë deri sa të bëhet 5 vjeç. Duke ndihmuar familjet e reja, ne ndihmojmë Elbasanin, dhe shpëtojmë vendin nga plakja. Kjo është e ardhmja.


Elbasani fiton, Shqipëria fiton!

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas