Aktualitet

Bardhi: Kemi informacione për 8 kryebashkiakë me të shkuar kriminale






               Publikuar në : 22:00 - 16/09/19 |
mapo.alm

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka deklaruar se përveç tre kryebashkiakëve, Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku dhe Mark Babani, Partia Demokratike ka marrë informacione edhe për 7-8 kandidatë për kryebashkiakë nga 30 Qershori se kanë të shkuar kriminale.


“Kemi në proces verifikimi dhe 7-8 raste në kandidatë për kryebashkiakë nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit. Për njërën nga rastet jemi në fazën finale, në vërtetimin e informacioneve të marra”, tha Bardhi.



Lexo edhe:

Bardhi: Aksioni politik nuk lidhet me negociatat, ja kur protestojmë

 


Etiketa: , , , ,

Pas