Monday, June 27, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Bardhi në Cerrik: Pas 25 prillit, subvencione sipas prodhimit

by mapo.al
24/03/2021
in Aktualitet, Politika, Video
0

Në Floq në njësinë administrative Klos të Cërrikut, banorët janë punëtorë të palodhur dhe nxjerrin maksimumin nga mundi e djersa e tyre.

Mirëpo të braktisur totalisht nga qeveria, pa rrugë, pa kanale vaditëse, pa shkollë, pa qendër shëndetësore, pa pikë grumbullimi për shitje, ata nuk ja dalin dot.

“Jam i bindur që Kryetari i Bashkisë nuk ka ardhur ndonjëherë këtu”, u shpreh Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, gjatë një takimi me banorët.

“Fondet e subvencioneve kanë shkuar në 5 duar. Njerëzit, fermerët janë përballur me burokraci e kërkesa pa fund thjesht për t’i penguar. A mund të thotë dikush, kush ka marrë 1 euro nga fondi 100 milionë euro që ai (Rama) thotë se ka shpërndarë vitin e kaluar”, pyet Bardhi.

Banorët thonë se nuk i kanë parë as në ëndërr, dhe shtojnë se ato para i kanë marrë ata vetë.

“S’duhet të diskutonim sot për rrugë. Duhej të ishin bërë rrugët, dhe subvencionimi do të duhej të funksiononte vetë. Ne kemi një plan, një zgjidhje konkrete, që secili do të marrë për aq sa prodhon, pa shkresa e letra, vetëm me kartën e identitetit”, shtoi Bardhi.

Zona njihet për prodhimin e rakisë mjaft cilësore, një traditë 30 vjeçare tashmë. Banorët thonë se nuk e shesin dot dhe nuk e përballojnë dot konkurencën me fqinjët, pasi kostot janë shumë të larta, nuk ka infrastrukturë dhe nuk ka pikë shitje.

Dhe, asnjë mbështetje nga qeveria. Ata ankohen se procedurat e aplikimit për fonde janë shumë të komplikuara dhe kërkojnë dokumentacion që shpesh nuk e kanë.

“Ne e kemi prioritet të 4 viteve të para nxjerrjen e fshatit nga mjerimi. Nuk ka arsye që dikush që banon në fshat të jetë i varfër. Nëse ju do të keni rrugë, kanale vaditëse, dhe subvencione mbi bazën e prodhimit, ju nuk ja keni nevojën askujt”, u shpreh Bardhi.

Për të kuptuar se sa të braktisur janë banorët këtu, dhe sa e dështuar ka qënë ndarja territoriale, mjafton të shohësh shkollën kryesore 9 vjeçare të kësaj njësie, Rushan Xhuvani.

Pa dritare, pa izolim, pa ngrohje. Klasat mblidhen shumë rrallë dhe me krejt pak nxënës, të cilët kanë të pamundur të edukohen në kushte të tilla.

Tags: 25 prillicerrikGazment BardhiprodhimisubvencioneVideo

JU SUGJEROJME

Lajm i trishtë! Shuhet pedagogia e njohur
Aktualitet

Lajm i trishtë! Shuhet pedagogia e njohur

27/06/2022
Jeta “normale” në Kiev para orës së shtetrrethimit dhe buçitjes së sirenave për sulm ajror
Bota

Jeta “normale” në Kiev para orës së shtetrrethimit dhe buçitjes së sirenave për sulm ajror

27/06/2022
Tragjedi në Berat/ Makina del nga rruga bie në lumë, humb jetën nëna dhe fëmija 6-vjeçar
Aktualitet

Tragjedi në Berat/ Makina del nga rruga bie në lumë, humb jetën nëna dhe fëmija 6-vjeçar

27/06/2022
Ish-futbollisti Salvador Kaçaj nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit te Flamurit”
Politika

Ish-futbollisti Salvador Kaçaj nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit te Flamurit”

27/06/2022
Next Post
Zgjedhjet në Izrael – Netanjahu nuk arriti të sigurojë shumicë bindëse

Zgjedhjet në Izrael - Netanjahu nuk arriti të sigurojë shumicë bindëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Lajm i trishtë! Shuhet pedagogia e njohur
  • Jeta “normale” në Kiev para orës së shtetrrethimit dhe buçitjes së sirenave për sulm ajror
  • Tragjedi në Berat/ Makina del nga rruga bie në lumë, humb jetën nëna dhe fëmija 6-vjeçar
  • Numri i ri i INGENIOUS- Roli jetik i teknologjisë së informacionit në shoqëritë e sotme
  • Ish-futbollisti Salvador Kaçaj nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit te Flamurit”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In