Kryesore

Bardhi: Ne garantojmë sigurinë e qytetarëve, ata vendosin vetë si protestojnë






               Publikuar në : 22:00 - 11/02/19 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha sonte se PD ka për detyrë të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe pjesmarrësve në protestën e 16 shkurtit. Bardhi u shpreh se PD do ta garantojë sigurinë e tyre, dhe shtoi se mënyra, forma, elementët që njerëzit zgjedhin për të protestuar, është zgjedhja e tyre dhe nuk varet nga forca e tyre politike. Sekretari i Përgjithshëm i PD u shpreh se si do të jetë skenari, se si do të vijojë protesta, c’formë e përmasa do të marrë, apo cfare afatesh do kete, kjo do të vendoset me 16 shkurt me qytetarët.


Bardhi i bëri këto komente në emisionin 5 pyetjet, tek Babaramo. Numri 2 i PD tha se ajo e 16 shkurtit është një proteste e njerëzve e qytetarëve, të cilët janë nëpërkëmbur nga qeveria, dhe kanë gjithë të drejtën të ngrihen, e të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet.

Ai theksoi se Rama është sot i vetmuar, i pambështetur as nga socialistët, dhe edhe pse ka 75 deputetë, do të rrëzohet nga presioni i popullit. Duke u ndalur tek përgjimet që nxorën zbuluar lidhjet e mazhorancës me grupin kriminal që blinte dhe bënte vota në 4 qarqe, Bardhi tha, mendoni se cfarë ka ndodhur në gjithë vendin, kur, sic citoi ai ish-ministrin Xhafaj, kanë operuar 40 grupe të ngjashme kriminale./Gazeta Mapo/


Etiketa: , , ,

Pas