Aktualitet

Bardhi në Kuvend: Rama tregoi se asgjë s’do të ndryshojë, vendi i marrë peng














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:29 - 16/09/21 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi nga Kuvendi se Edi Rama tregoi sot se asgjë s’ka për të ndryshuar.






Bardhi thotë se koha e ka treguar se  ato që ai deklaron janë mashtrime.


Më tej, Bardhi theksoi se Rama premtoi mrekulli, nga vendet e punës, legalizimet e deri tek shëndetësia, por asnjë prej këtyre nuk u realizuan.







Sipas Bardhit, se kjo është seanca e marrjes peng të Shqipërisë dhe të nevojës për ndryshim.



Fjala e Bardhit në Kuvend
Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar bashkëqytetarë,



Fjalën time të parë në parlament do të doja shumë ta kisha mbajtur duke iu drejtuar deputetëve të qeverisë me nderim dhe respekt. Një pjesë prej tyre edhe e meritojnë! Por e kam të pamundur për shkak se pjesa dërrmuese janë të kapur nga interesat më të pista, që kanë lënë shqiptarët në fund për gjithçka!

Ky nuk është një parlament i nderuar, sepse shumica e tij ka dalë nga blerja e votës dhe nga bashkëpunimi me bandat më famëkeqe të vendit.

Kjo nuk është një qeveri që meriton besim. Ky kryeministër është një “kalbsin’ që kërkon shenjtnim”. Kampion për të ushqyer njerëzit me lugën bosh të mashtrimeve.

Të dashur qytetarë,
Mos kini asnjë iluzion!
Asgjë e mirë nuk mund të vijë prej kalbsinës.

Ato që nuk bëri dot për 8 vjet, nuk do t’i bëjë as në 8 muaj, as në 18 muaj. Nuk ka per t’i berë asnjëherë, sepse nuk do që t’i bëjë.

Njësoj si sot, Edi Rama premtoi mrekulli për ju edhe në vitin e parë te mandatit, 8 vjet më parë. 300 mijë vende pune, legalizime falas, shëndetësi falas, ulje taksash, drejtësi, rend, siguri, të gjitha cështje që ishin në interesin tuaj dhe të familjeve tuaja.

Shumica i besoi atëherë, por koha tregoi se e gjitha ishte një mashtrim. Njeriu që keni përpara si kryeminstër është antiligji.

Me pushtetin që ju i deleguat në 2013-ën, ai ndryshoi vetëm jetën e vet dhe të një grushti njerëzish. Janë pasuruar pa fre, ndërsa pjesa tjetër është varfëruar.

Gjatë këtyre 8 viteve shumë u dorëzuan, humbën shpresën dhe u larguan. Të tjerë po përgatiten të largohen, me bindjen e plotë se 25 Prill i bëri gjerat edhe më keq, prespektivën e Shqipërisë edhe më të zezë se më parë, të ardhmen e Shqipërisë akoma edhe më shumë në udhëkryq.

Edi Rama tregoi sot se asgjë nuk ka për të ndryshuar. Mashtrimi i kalbsinës që kerkon shenjtnim, për fatin e keq, vazhdon edhe sot, në sytë e të gjithëve, përpara çdo shqiptari, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie, pa asnjë ndjenjë turpërimi, pa asnjë reflektim.

Asnjë rrugëdalje, asnjë zgjidhje nuk ofrohet sot nga parrullat e gatshme që janë prezantuar si Program i Qeverisë. Prandaj, Kjo e sotmja, nuk është nje seancë që nderon këtë parlament.

Ky është një nga ato raste, ku unë dhe secili prej nesh që është angazhuar në politikë për t’i shërbyer qytetarëve nuk do të donte kurrë të ishte dëshmitar dhe jo më pjesëmarrës.

Kjo është seanca parlamentare e marrjes peng të Shqipërisë, marrjes peng të të ardhmes së qytetarëve shqiptarë, marrjes peng të nevojës për ndryshim që ka sot secili prej jush. Me këtë kryeministër dhe me këtë qeveri të dalë nga blerja e votës nuk do të ketë më shumë mirëqenie, nuk do të ketë më shumë punësim, nuk do të ketë më shumë siguri dhe as më shumë mundësi për të kërkuar lumturinë.

Sot nuk kanë ardhur për votim shërbëtohët tuaj të veshur me pushtet e përgjegjësi nga vota juaj. Sot na ka ardhur për votim përzierja e gjithë mëkateve të rilindjes në këto 8 vite të abuzimit me pushtetin.

Lexo edhe :  Opozita kërkoi praninë e tij në Parlament, mbërrin me një orë vonesë Edi Rama

Kjo që kemi këtu, nuk është një qeveri, për të cilën do tja vlente të bënim analizë të programit, të ofertës, të vizionit. Sepse të tilla nuk ka. Eshtë thjesht një kombinim dhe rezultat i krimit elektoral, i interesave më të errëta dhe korruptive të oligarkëve dhe përfaqësim i bandave të cilat janë kumbare dhe bashkëudhëtare të këtyre, që prej vitit 2013.

Ju mbani ato letra, atë gjoja program përpara, por të gjithë e dinë se vini këtu pas një maskarade elektorale siç ishte ajo e 25 prillit, ku nuk ishit aspak spektatorë, por aktorë të mirëfilltë në atë thertore të parimeve dhe vlerave themelore të demokracisë. Për këtë arsye, nuk ju intereson asnjërit sektori që mbuloni, në kuptimin e përgjegjësisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Kjo është një shfaqje e shëmtuar, sepse e dini mirë që nuk keni marrë votat, besimin e shqiptarëve, ndaj të cilëve të ndiheni llogaridhënës. Thjesht është vijim i skemës së sundimit, përmes të cilës ju të pasuroheni.

Çdokush në atë pozicion ku jeni, do të ndihej ngushtë kur e di se ka mbërritur aty përmes blerjes së votës, shantazhimit të qytetarëve dhe shfrytëzimit të çdo aseti shtetëror për të marrë rezultatin. Ju e dini mjaft mirë çfarë keni bërë dhe për këtë do të paguani herët apo vonë!

Mbajtja e pushtetit me forcë është e vetmja mënyrë që ju dhe shefi juaj të mbroheni nga drejtësia.

Ju e dini shumë mirë se grupet më famëkeqe kriminale u lëshuan ditën dhe natën në territorët që keni mbuluar për të bërë të mundur që të ngjiteni ju sot aty në atë karrike. Secili nga ju!

E dini shumë mirë, se miliona euro të pista, burim i rryshfetit, korrupsionit dhe trafiqeve, janë investuar që ju të jeni sot aty. Dhe, e dini shumë mirë se betimi këtu është formal, ndërsa detyrimin kryesor e keni pikërisht ndaj këtij mekanizmi të errët, të dënueshëm, përmes të cilit mbajtët me forcë pushtetin dhe e bëtë vendin të pajetueshëm për shumicën e shqiptarëve.

Kështu që nuk ka asgjë të re në mandatin “Rama 3”. Është thjesht vijim i keqqeverisjes, i braktisjes së qytetarëve dhe i sundimit me forcë.

Nuk kemi asnjë histori suksesi apo spikatje në shërbim ndaj qytetarëve në ato karrige. Kemi vetëm pastrim të oborrit nga disa gjemba dhe konsolidim të më të bindurve, të atyre që kanë treguar më shumë devotshmëri për të ushqyer e mbajtur në këmbë makinerinë e krim-pushtetit.

Shumë prej kësaj pakice sunduese, duke nisur nga Edi Rama, lidhen nga një e përbashkët. Të gjithë do të duhej të ishin sot subjekt i ligjit, i prokurorisë, i drejtësisë. Por në Shqipërinë e Edi Ramës futet në burg qytetari, jo ministri, jo kryeministri.

Të pashqetesuar nga drejtesia, një pjesë e këtyre qeverisin vendin, pjesa tjetër do të noterizojë vendimet keqbërëse të atyre që sundojnë me forcën e blerjes së votës.

Këta nuk kanë zero shans të jenë garantët e kushtetutës dhe të ligjit. Kanë zero shans t’u shërbëjnë shqiptarëve. Zero!

Prandaj edhe “Rama 3” e ka fatin e paracaktuar që në nisje. Kundër çdo norme e parimi, kundër çdo vlere, kundër çdo rregulli, asnjë qeveri, asnjë sundues nuk mund të vazhdojë gjatë. Krimet nuk fshihen dot e as nuk harrohen. Dhe krimi më i madh, maskarada elektorale e 25 prillit, do të jetë gremina e pashmangshme për Kalbsinat që kërkojnë shenjtnim!

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas