Aktualitet

Bardhi nga Gjirokastra: Interesi i anëtarëve të PD-së për deputetë me integritet, dëshmi e fitores së thellë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:51 - 27/09/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike,  Gazment Bardhi e konsideron interesin masiv të anëtarëve të partisë për deputetë me integritet, si dëshmi të fitores së thellë në zgjedhjet e 25 prillit.


Ai u shpreh nga Gjirokastra, ku po mbikqyr mbarëvajtjen e konsultimit me anëtarësinë, se ky është një proces i ri që respekton dhe dëgjon zërin e qytetarëve, në rastin konkret të anëtarëve të Partisë Demokratike, për t’u shprehur ata mbi cilësinë e kandidatëve që në fund PD-ja të përfaqësohet me njerëz që kanë prioritet interesa reale.


“Pra, ne të kemi mundësi të paraqitemi tek qytetarët e qarkut të Gjirokastrës me njerëzit më përfaqësues të tyre, me njerëzit më të ndershëm, më të mirë dhe që do të jenë përfaqësues real të interesit të qytetarëve dhe jo të interesit të partive politike, të kryetarëve të partive politike apo, siç ndodh me kundërshtarin tonë, të interesit të krimit të organizuar dhe të parave të pista të krimit të organizuar”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.


Bardhi u ndal gjithashtu tek vijimësia e procesit, duke shpresuar që të shkojë deri në fund pa probleme. Ai sqaroi se do të ketë një fazë tjetër vlerësimi, veçanërisht të integritetit të secilit prej kandidatëve, përsëri nga Komisioni i Vlerësimit dhe, më pas, do të ketë një filtër real vlerësimi të kontributeve në parti, veçanërisht gjatë 7 viteve në opozitë, nga kryesia qendrore e partisë dhe më pas nga Këshilli Kombëtar.


Pra, në medie nuk qarkullon lista finale e deputetëve, por lista e kandidatëve potencialë.


Risjellim në vëmendje se qarku i Gjirokastës, me 5 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 25 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

LEXO EDHE:

Pas Kukësit dhe Dibrës, nesër votohet në Qarkun e Gjirokastrës. Demokratët nuk kursehen, ja 25 kandidatët e propozuar

 

 

 


Etiketa: , ,

Pas