Kryesore

Bardhi nga Shkodra: Të rikthehet në PD kush ka kontribuar, ka vend edhe për Topallin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:13 - 04/07/20 |
mapo.al

Nga Shkodra sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i bëri thirrje çdo demokrati i cili ka dhënë kontribut, që të rikthehet në parti pasi është momenti për t’i kthyer mbështetjen në këtë fazë që zyrtarisht kjo forcë politike ka nisur procesin e propozimit të kandidaturave për deputetë dhe kryetar bashkie.


Bardhi nuk bën diferencime për mbështetje duke mos përjashtuar edhe nevojën për Jozefina Topallin e lënë jashtë nga listat në zgjedhjet e 2017 për shkak të qëndrimeve të saj të ashpra ndaj lidershipit të demokratëve.


“Nëse çdo individ me kontribut në PD, ka si objektiv të sjellë demokratët në pushtet apo t’i kthejë demokratëve besimin që ka marrë prej tyre ndër vite. Sigurisht që këtë e ka më shumë sesa detyrim. Një drejtues politik në të shkuarën e Partisë Demokratike ka qenë në ato pozicione për shkak të mbështetjes që ka marrë nga demokratët e zakonshëm. Në qoftë se një individ humb një pozicion të caktuar nuk nënkupton në asnjë rast braktisjen e demokratëve. Secili prej nesh ka detyra të caktuara në periudha të caktuara, por kjo nuk do të thotë që nga momenti që unë largohem nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm, të ndal kontributin ndaj demokratëve të zakonshëm.


Ndaj apeli im si thirrja ime, është që kushdo që ndër vite ka marrë mbështetje nga demokratët është momenti që t’i kthejë mbështetjen demokratëve dhe Shqipërinë. Ne kemi qenë parti e lirë dhe e mendimit të lirë, gjithmonë kemi patur debate brenda vetes, kjo tregon për mirëfunksionimin e brendshëm të partisë demokratike. Pa diskutim zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, është anëtare sipas statutit, ka qenë 8 vite kryetare e Kuvendit dhe është një zë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm”, tha Bardhi.


Sipas Bardhit, Kuvendi duhet të lërë lojërat politike dhe të miratojë reformën zgjedhore si një prej 15 kushteve të vendosura nga BE.

Procesi i propozimeve të kandidaturave për deputete dhe kryetar bashkie nisi me grupseksionet e Dajçit dhe Postribës dhe pas kësaj do vijoje në të gjitha grupseksionet e tjera të bashkisë së Shkodrës.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas