Aktualitet

Bardhi ngre pyetje: Pse Rama përdor makinën e blinduar të Olsit? Pse ruhet vëllai i Kryeministrit?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 11/02/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nëpërmjet një videoje të publikuar në “Facebook”, shprehet se kryeministri Rama, lëvizi dje nga Partia Socialiste me një fouristradë private të blinduar. Më tej, numri II i PD, tregon se makina private “Lincoln” e blinduar, me targë TR0370 T të cilën e përdori kryeministri, është e vëllait të tij Olsi Rama.


Bardhi ngre pyetjen: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!



Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?”-shkruan Bardhi.


Statusi i plotë i Bardhit

Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas