Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka publikuar videon e kryeministrit Edi Rama kur premtonte në vitin 2013 luftë ndaj korrupsionit.
Por raportet e institucioneve ndërkombëtare, ndër to edhe DASH, flasin për një fenomen të përhapur gjerësisht, kryesisht në drejtësi.
Në këto kushte, Bardhi akuzon Ramën se u ka bërë shqiptareve keq me dashje duke i vjedhur që nga pronat, tek koncesionet e PPP-të e deri tek tenderat sekretë. Sipas tij, për Ramën ka nisur numërimi mbrapsht për largimin.
“Kampion në mashtrim, kampion në korrupsion, kampion në gënjshtra. Edi Rama është kryeministri që u ka bërë keq shqiptarëve me dashje. I ka vjedhur që nga pronat, tek koncesionet e PPP-të deri tek tenderat sekretë për ilaçe dhe letër higjenike. Për kryeministrin më të dështuar ka nisur numërimi mbrapsht për largimin e tij”, shkruan Bardhi në Facebook.
Etiketa: Edi Rama, Gazment Bardhi, Video