Aktualitet

Bardhi nxjerr videon: Trualli i Teatrit do grabitet, çeta e hajdutëve do ndërtojë kulla





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:09 - 17/05/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video për të denoncuar atë që e quan grabitje të tokës publike për të pastruar paratë, duke shembur Teatrin Kombëtar.


Bëhet fjalë për truallin e Teatrit Kombëtar, sipërfaqen aktuale dhe sipërfaqen që do të zërë teatri i ri sipas projektit të prezantuar nga maxhoranca. Bardhi deklaron se talebanët e rilindur nuk duan teatër të ri, duan kulla të reja.


“Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe çeta e tyre e hajdutëve nuk duan një teatër të ri. Ata duan kulla të reja. Talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur, në mënyrë që të na vjedhin sërish. Duhet të tregojmë sot se ne e meritojmë lirinë, e meritojmë demokracinë dhe jemi të denjë për shoqërinë europiane”, shkruan Bardhi.


LEXO EDHE: 


Balla publikon videon e projektit: Do të kemi një Teatër të Ri dinjitoz


Etiketa: , ,

Pas