Aktualitet

Çështja “Babale”, Bardhi në gjykatë: Agron Xhafaj vuajti dënimin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:18 - 04/09/19 |
mapo.al

Numri II i PD-së, Gazment Bardhi është paraqitur sot paradite në Gjykaten e Tiranës për të dëshmuar për çështjen “Babale”. Bardhi ka shkuar vullnetarisht, sipas kalendarit të rene dakort më parë.


I pyetur nga prokuroria se si i ka rënë në dorë audio-përgjimi, Bardhi deklaroi se ka qenë një investigim gazetaresk. Ai ka theksuar se “pas denoncimit të PD Agron (Geron) Xhafaj vuajti dënimin”.


Skandali i Babales shpërtheu pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike, të një materiali audio, ku një person i identifikuar si “bashkëpunëtori x”, fliste për një bashkëpunim të mundshëm me vellain e Ministrit të Brendshëm të kohës, për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Më vonë, personi në fjalë, u zbulua se ishte Albert Veliu, i njohur edhe si “Babale”. Për dosjen ‘Babale’ prokuroria ka vënë nën akuzë ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi, Albert Veliun (Babalja) dhe Fredi Alizotin.


Pas këtij skandali, vëllai i Fatmir Xhafës, u dorëzua pranë autoriteteve italiane, për të vuajtur dënimin për drogë.



Etiketa: , , ,

Pas