Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke folur në televizionin “A2″ ka deklaruar se PD nuk do ta njohë garën për Prokurorin e Përgjithshme pasi trupa e KLP-së nuk plotëson kriteret ligjore. Sipas tij, kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi është “eksponent shumë i afërt i Partisë Socialiste”. Më tej, kujton se si Ibrahimi dhe vetë Bardhi kanë përfaqësuar dy partitë më të mëdha në vend, përkatësisht PS dhe PD, në komisionin e reformës ne drejtësi.
Keni një koment për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku, Olsian Çela, Adnan Xholi, Plarent Ndreca?
Gazment Bardhi: Nuk ka rëndësi kush do të jëtë Prokurori i ri i Përgjithshëm, kur e gjithë trupa që do të kryesojë procesin për Prokuror të Përgjithshëm është konsideruar një trupë me anëtarë që nuk plotësojnë kriteret ligjore. E gjithë kjo vendos në pikëpyetje procesin dhe vendimimarjen.
Kush nuk e plotëson?
Gazment Bardhi: Duke nisur nga Kryetari i KLP. Ai është cilësuar nga ONM si një kandidaturë që nuk duhet të përfshihej në garë për të qenë anëtar i KLP, sepse nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore. Nuk po i hyj fare lidhjeve me Partinë Socialiste. Ju e mbani mend që ka qenë përfaqësues i qeverisë në Komisionin e Reformës në Drejëtësi. Unë, bashkë me disa kolegë ishim përfaqësues te PD, zoti Ibrahimi, me disa kolëgë të tij ishin përfaqësuës të qeverisë apo PS.
Duke qenë se kontestoni legjitimitetin e KLP, a çon kjo në kontestimin e çfarëdo lloj emri që do të dalë?
Gazment Bardhi: Pa diksutim. Ne nuk jemi përfshirë asnjëherë me emra. Edhe zonjën Marku kur e kemi kundërshtuar në momentin e përzgjedhjes së saj, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, nuk kemi patur gjë me emrin e saj. Ishte një prokruore anonime dhe ka pranuar vetë se, gjatë gjithë karrierës profesionale, ka patur një numër të pakët çështjesh penale, për t’u numëruar me gishtat e njërës dorë. Ne kemi kontestuar procesin e zgjedhjes së saj. Nuk ka rëndësi emri, nëse procesi është i paligjshëm që në nisje.
A jam korrekt nëse them që PD nuk e njeh Prokurorin e ri të Përgjithshëm?
Gazment Bardhi: Ju jeni korrekt, nëse thoni që PD konsideron nisjen e procesit për zgjedhjen e Prokurorin të ri të Përgjithshëm nga një trupë që nuk është trupë e pavarur nga politika, si një proces që prodhon një Prokurorin të ri të Përgjithshëm politik dhe jo profesional apo të pavarur nga politika, që ishte qëllimi madhor i Reformës në Drejtësi, siç e votuam të gjithë ne në kushtetutë.
Për shkak se SPAK do të zgjidhet nga kjo trupë, po thoni që SPAK nuk do të jetë rezultativ?
Gazment Bardhi: Qëllimi i kapjes së të gjitha organeve të reja të drejtësisë, si dhe KLP dhe KLGJ nga qeveria, nga Edi Rama, buron nga nevoja për të kontrolluar SPAK dhe Gjykatën e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky është i vetmi ligj I paketës me 7 ligje të reformës, që është votuar nga PD. Procesi është drejtuar nga ambsada e SHBA, qeveria këmbëgulte që në filtrin e përzgjedhjes për SPAK apo Gjykatës, t’i jepte një vend të posaçëm DSIK-së, organ që varet direkt nga kryeministri dhe, deri në momentet e fundit nuk jepte dakordësinë. Në fund kanë qenë ekspertet e OPDAT dhe qeveria është tërhequr. Atë që nuk arriti ta siguronte në atë moment nëpërmjet ligjit dhe futjes së DSIK-së në procesin e përzgjedhjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve të këtyre dy strukturave të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeveria e arriti nëpëmrjet kapjes së KLP dhe KLGJ. 7 nga 10 anëtarët e jashtëm të këtyre dy organeve janë individë që nuk plotësojnë kriteret.
Nje pyetje provokuese do beja….
Po Partine Demokratike do e njof njeri deri nga viti tjeter!!!!
Po vazhduat keshtu te siguroj uneeee se nuk do e njohin me.