Aktualitet

Bardhi: PD po punon për interesin e qytetarëve jo të partisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:38 - 19/10/21 |
mapo.al

Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një komunikim për mediat deklaroi se grupi i punës së PD-së u mblodh për të finalizuar 3 amendamentet kushtetuese.






Gjatë fjalës së tij, Bardhi u shpreh opozita po punon për interesin e qytetarëve dhe jo të partisë, duke shtuar se mazhoranca pas problemeve të krijuara pas zgjedhjeve të 25 prillit, duhet seriozisht të mendojë për qytetarët.


“Detyra e opozitës është të ofrojë zgjidhje për hallet që kanë qytetarët. Në këto tri propozime nuk shohim interesin tonë, por të qytetarëve. Mazhoranca me të gjithë problemet që ka pas zgjedhjeve të 25 prillit do të duhet që të mendojë për qytetarët. E përsëris, propozimet si “Vettingu” i politikanëve, zhbërja e ndryshimeve kushtetuese të 30 qershorit dhe reforma territoriale, nuk kanë lidhje me interesin e PD, por me qytetarët”, u shpreh Bardhi.

Lexo edhe :  Berisha iu kërkoi dorëheqjen, Bardhi dhe 4 nënkryetarët e PD: Nuk intimidohemi






1







Etiketa:

Pas